Ministri i Jashtëm i Kinës u takua me ambasadorin rus në Kinë që do të largohet nga posti
2022-09-03 16:30:33

Ministri i Jashtëm i Kinës Wang Yi dhe ambasadori rus në Kinë Andrey Denisov/ MPJ

Wang Yi, anëtari i Këshillit të Shtetit dhe njëherësh ministër i Jashtëm i Kinës, vlerësoi lartë kontributin e z. Andrey Denisov, ambasadorit rus në Kinë që do të largohet nga posti, për miqësinë midis dy vendeve, gjatë takimit mes tyre të premten.

Wang tha se ambasadori rus ishte “një mik i mirë”, “një mik i vjetër” dhe “një mik i vërtetë”, i cili prej afro një dekade në Kinë, ka nxitur bashkëpunimin dypalësh dhe ka mbrojtur drejtësinë ndërkombëtare.

“Presidenti i Kinës Xi Jinping dhe homologu i tij rus Vladimir Putin kanë nxitur vazhdimisht bashkëpunimin e gjithanshëm strategjik dhe kanë forcuar më tej mbështetjen popullore dhe bazën sociale për miqësinë midis dy vendeve”, - tha Wang. “Progresi në bashkëpunim mes dy vendeve ishte gjithashtu rezultati i përpjekjeve të z. Denisov.” - shtoi ai.

Nga ana e tij, Denisov tha se kishte parë shumë arritje madhore të Kinës, duke besuar se do të ketë edhe më shumë. “Nën drejtimin e liderëve të të dy vendeve, marrëdhëniet kino-ruse kanë hyrë në një epokë të re”, - tha ai - duke shtuar se “të dyja palët do të vazhdojnë përkrahjen e tyre të vendosur për njëra-tjetrën në çështjet që kanë të bëjnë me interesat thelbësore të të dy vendeve”. (Wang Lei/ Laçi)