Ligatinat në Kinën veriperëndimore kthehen në parajsë për zogjtë shtegtarë
2022-09-03 20:04:29

Parku ligatinor i Lumit të Verdhë në fshatin Hetan, Yinchuan, kryeqendra e Rajonit Autonom Ningxia Hui të Kinës veriperëndimore/ foto nga VCG

Parku ligatinor i Lumit të Verdhë në fshatin Hetan, Yinchuan, kryeqendra e Rajonit Autonom Ningxia Hui të Kinës veriperëndimore, ka pësuar ndryshim drastik, nga një moçal me erë të keqe në një burim oksigjeni natyror, përcjell “Xinhua”.

“Prej vitit 2018, startoi një projekt pastrimi për të frenuar ujërat e zeza dhe ndotësit e tjerë që të dëmtonin lumin dhe për të ruajtur mjedisin ekologjik, duke ndërtuar ligatina dhe duke modernizuar sistemin lokal të kullimit”,- tha Cao Jing, shefja e Zyrës lokale për Ekologjinë dhe Mjedisin.

Parku tani shërben edhe si një strehë natyrore për zogjtë shtegtarë, si dhe një vend i famshëm mbarëkombëtar për fotografët që të bëjnë fotografi.

Parku ligatinor i Lumit të Verdhë në fshatin Hetan, Yinchuan, kryeqendra e Rajonit Autonom Ningxia Hui të Kinës veriperëndimore/ foto nga VCG

“Me rritjen e zonës së ligatinave dhe përmirësimin e mjedisit, habitatet e përshtatshme për zogjtë shtegtarë janë në rritje”,- tha Li Zhijun, sekretari i përgjithshëm i Shoqatës së Vëzhgimit të Shpendëve, duke shtuar se shumë zogj shtegtarë kanë ndryshuar kursin e tyre dhe kanë vizituar Ningxia, e cila zgjeroi varietetet e shpendëve shtegtarë në rajon.

Ligatinat e Yinchuan janë bërë një parajsë e vërtetë për zogjtë e egër, pasi rreth 240 lloje të ndryshme zogjsh kanë ndërtuar fole gjatë pranverës dhe vjeshtës, një rritje e madhe krahasuar me 169 llojet fillestare të zogjve të regjistruar para projektit. (Irma) 

Parku ligatinor i Lumit të Verdhë në fshatin Hetan, Yinchuan, kryeqendra e Rajonit Autonom Ningxia Hui të Kinës veriperëndimore/ foto nga VCG