Kina bën përgatitje për lëshimin e modulit të dytë laboratorik në kozmos
2022-09-03 17:51:54

Raketa mbartëse “Marshimi i Madh 5B Y4” u transportua në sheshin e lëshimit/ foto nga Agjencia e Fluturimeve Hapësinore me Kozmonautë e Kinës

Raketa mbartëse “Marshimi i Madh 5B Y4” u transportua në sheshin e lëshimit/ CGTN

Një raketë mbartëse “Marshimi i Madh 5B Y4” u transportua në sheshin e lëshimit të mjeteve për fluturimet hapësinore në Wenchang të provincës Hainan të Kinës Jugore.  Agjencia e Fluturimeve Hapësinore me Kozmonautë e Kinës deklaroi të shtunën se ajo është e gatshme për montimin dhe provat. Raketa do të përdoret për lëshimin e “Mengtian-it”, modulit të dytë laboratorik të Kinës në kozmos dhe njëherësh pjesa e fundit përbërëse e stacionit hapësinor të këtij vendi.

Moduli laboratorik “Mengtian” u montua dhe u provua pas mbërritjes në të njëjtin shesh lëshimi në fillim të gushtit. (Wang Lei/ Laçi)