Miqtë e vjetër dhe të rinj në Panarin Ndërkombëtar për Tregtinë në Shërbime
2022-09-03 18:48:22

Panairi Ndërkombëtar për Tregtinë në Shërbime 2022 u hap në Pekin më 31 gusht dhe do të zgjasë deri më 5 shtator. Në këtë edicion me temë “Bashkëpunim në shërbime për zhvillimin më të mirë dhe risi për një të ardhme më të gjelbër”, morën pjesë 59 vende dhe 12 organizata ndërkombëtare. Ndër to Italia, Emiratet e Bashkuara Arabe, Zvicra, Lihtenshtejni, Qipro dhe pesë vende të tjera që vendosën për herë të parë pavijonet e tyre në këtë panair, duke paraqitur gjendjen e fundit të zhvillimit të tregtisë në shërbime si dhe karakteristikat e këtyre vendeve.

Pavijoni italian në Panairin Ndërkombëtar për Tregtinë në Shërbime/ foto nga CMG

Për herë të parë, Italia merr pjesë në këtë panair në Pekin në emër të shtetit. Në pavijonin italian janë mbledhur shumë vizitorë, të cilët tregojnë interes për ndërmarrjet e këtij vendi mesdhetar, sidomos në manifakturë, industrinë ushqimore, disenjimin industrial, konsulencën komerciale, shërbimet ligjore, kulturore e inxhinierike si dhe logjistikë.

Pavijoni irlandez në Panairin Ndërkombëtar për Tregtinë në Shërbime/ foto nga CMG

Në pavijonin e Irlandës demonstrohen dy pije alkoolike të çertifikuara me shenjën “Produkte mbi Treguesit Gjeografikë”. Prezantohet edhe gjendja e fundit e këtij vendi në fushat turistike, bujqësore, ushqimore, kulturore, të investimeve, novacionit teknologjik dhe  arsimit të lartë.

Pavijoni i Lehtenshtejnit në Panairin Ndërkombëtar për Tregtinë në Shërbime/ foto nga CMG

Pullat e postës nga Lihtenshtejni kanë tërhequr shumë vizitorë. Mes tyre shquhen ato me temën “Thesarët Mbretërorë” të gdhendura me dorë, ndërsa një prej tyre shfaq edhe hollësitë e flokëve të një princeshe të vogël në gjumë.

Pulla e Lehtenshtejnit "Princesha e vogël në gjumë"/ foto nga CMG

Azerbajxhani është vendlindja e shegës dhe prodhon mbi 4 mijë tonë në vit. Në këtë vend shega simbolizon korrjen e bollshme, begatinë dhe jetëgjatësinë. Në pavijonin e Azerbajxhanit demonstrohet lëngu i shegës, ku 3 kilogram prej tyre mund të prodhojnë vetëm një litër lëng. (Wang Lei/ Laçi) 

Në pavijonin e Azerbajxhanit demonstrohet lëngu i shegës, në Panairin Ndërkombëtar për Tregtinë në Shërbime, Pekin/ foto nga CMG