Kryqi i Kuq Kinez jep ndihma monetare për përmbytjet në Pakistan
2022-09-02 11:41:21

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Kryqi i Kuq i Kinës (RCSC) do të japë 300.000 dollarë amerikanë në ndihmë urgjente në para për Shoqërinë e Gjysmëhënës së Kuqe të Pakistanit (PRCS).

Gjatë ceremonisë përkatëse, në emër të RCSC, ambasadori kinez në Pakistan, Nong Rong, i dorëzoi donacionin PRCS-së për të ndihmuar të prekurit nga përmbytjet e fundit në Pakistan.

Ambasadori Nong tha se qeveria kineze ka vendosur t'i sigurojë Pakistanit një paketë ndihme me vlerë 100 milionë juanë (14.5 milionë dollarë amerikanë), duke përfshirë 25.000 tenda dhe furnizime të tjera humanitare, citon “Xinhua”.

Përveç kësaj, ambasadori Nong tha se qeveria kineze do të mbështesë përpjekjet e Pakistanit në rindërtimin pas katastrofës dhe do të promovojë bashkëpunimin dypalësh në përgatitjen dhe zbutjen e fatkeqësive.

Drejtuesi i PRCS-së, Abrar ur Haq, shprehu mirënjohjen e tij për qeverinë dhe popullin kinez, si dhe RCSC-së, duke shtuar se Kina është gjithmonë ndër të parat vende në shtrirjen e dorës së ndihmës ndaj Pakistanit.

Zahra Baloch, sekretarja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Pakistanit, tha se vendi aktualisht po përballet me përmbytjet më të këqija dhe Kina i ka ofruar edhe një herë Pakistanit ndihmën e nevojshme në kohën e tij të vështirë. Autoriteti Kombëtar i Menaxhimit të Fatkeqësive bëri të ditur të martën se numri i përgjithshëm i të vdekurve në Pakistan nga shirat e musonit të këtij sezoni që nga mesi i qershorit është rritur në të paktën 1162 së bashku me 3554 të plagosur. (Irma)