OBSH: Shtrimet në spitalet Covid mund të rriten me ftohjen e motit
2022-09-02 11:44:40

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus, paralajmëroi se pavarësisht trendit aktual në rënie të rasteve të reja me Covid-19, priten më shumë shtrime në spital dhe vdekje të mundshme në muajt e ardhshëm, me ftohtjen e motit, përcjell “Xinhua”.

Sipas të dhënave javore të OBSH-së, deri më 21 gusht, numri i rasteve të reja javore me Covid u ul me 9 për qind në rreth 5.3 milionë krahasuar me një javë më parë. Numri i vdekjeve javore gjithashtu u ul me 15 për qind krahasuar me javën e kaluar, me mbi 14.000 vdekje të raportuara.

Shefi i OBSH-së tha se nënvariantet aktuale të Omicron janë më të transmetueshme se paraardhësit e tyre dhe mbetet rreziku i shfaqjes së varianteve edhe më të transmetueshme dhe më të rrezikshme.

Megjithatë, mbulimi i vaksinimit midis njerëzve më të rrezikuar mbetet shumë i ulët, veçanërisht në vendet me të ardhura të ulëta. “Edhe në vendet me të ardhura të larta, 30 për qind e punonjësve shëndetësorë dhe 20 për qind e të moshuarve mbeten të pavaksinuar. Këto hendeqe vaksinimi paraqesin rrezik për të gjithë ne. Pra, ju lutemi vaksinohuni, nëse nuk jeni, dhe merrni një përforcues kur ju rekomandohet”,- tha Tedros, duke kërkuar që njerëzit të mbajnë maska në hapësirat e brendshme të mbushura me njerëz. (Irma)