Media vendase dhe e huaj ftohet për të pasqyruar Kongresin e 20-të Kombëtar të PKK-së
2022-09-02 20:56:04

              

Foto:VCG

Foto:VCG

   Media vendase dhe ajo e huaj janë ftuar për të pasqyruar Kongresin e 20-të Kombëtar të Partisë Komuniste të Kinës (PKK), sipas një deklarate zyrtare të enjten.

   Aplikimet për të raportuar lidhur me Kongresin mund të dorëzohen midis 2 dhe 16 shtatorit. Gazetarët nga Hong-Kongu, Makaoja, Tajvani dhe vendet e huaja janë të mirëpritur të paraqesin aplikimet në: http://cpc20reg.zgjx.cn.

   Për shkak të ndikimit të pandemisë së COVID-19 në mbarë botën, njoftimet për Kongresin do të kryhen ndër të tjera nëpërmjet raportimit në vend, videolidhjeve në internet ose në forma të shkruara.

   Gazetarët kinezë dhe të huaj në Pekin janë të mirëpritur për ta pasqyruar Kongresin nëpërmjet raportimit në terren, ndërsa gazetarët jashtë vendit mund të raportojnë nëpërmjet videolidhjeve në internet ose intervistave me shkrim.

   Gjatë Kongresit, në Pekin do të krijohet një qendër mediatike për pjesëtarët e medies, për të organizuar konferenca shtypi dhe për të zhvilluar intervista nga gazetarët. Qendra do të ketë një uebsajt dhe një llogari zyrtare, si edhe një platformë lajmesh mbi bazën e teknologjisë cloud.(Artan)