SHBA miraton përforcuesit e përditësuar të “Pfizer” e “Moderna” kundër Omicron
2022-09-02 11:13:20

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) autorizoi të mërkurën vaksinat e përditësuara përforcuese kundër Covid-19 nga “Moderna” dhe “Pfizer-BioNTech”, që synojnë nënvariantet e Omicron.

Sipas FDA-së, përforcuesit e përditësuar përmbajnë dy përbërës të ARN-së të koronavirusit, njëri nga shtamet origjinale të SARS-CoV-2 dhe tjetri një bashkim midis nënvarianteve BA.4 dhe BA.5 të variantit Omicron, bën të ditur “Xinhua”.

Nënvariantet BA.4 dhe BA.5 të Omicron aktualisht po shkaktojnë shumicën e rasteve të Covid-19 në Shtetet e Bashkuara dhe parashikohet të qarkullojnë këtë vjeshtë dhe dimër, sipas Qendrave Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC).

Sipas FDA-së, vaksina e përditësuar “Moderna” është e autorizuar për përdorim si një dozë e vetme përforcuese tek individët 18 vjeç e lart, ndërsa “Pfizer-BioNTech” për përdorim si një dozë e vetme përforcuese tek individët 12 vjeç e lart.

Kjo është hera e parë që FDA-ja ka autorizuar një formulë vaksine të përditësuar që kur vaksinat origjinale të Covid-19 u shfaqën në vend në dhjetor 2020. Në të ardhmen, ekspertët e shëndetit presin që vaksinat mund të përditësohen periodikisht për t’u përputhur me shtamet aktuale. (Irma)