Këshilltarët politikë kinezë diskutojnë nxitjen e shkëmbimeve mes grupeve etnike
2022-09-02 11:37:23

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Këshilltarët politikë kinezë që ndoqën një sesion konsultimi në Pekin të mërkurën ofruan sugjerime për të promovuar ndërveprimet, shkëmbimet dhe integrimin midis të gjitha grupeve etnike dhe për të forcuar ndërtimin e komunitetit për kombin kinez, raporton “Xinhua”.

Sesioni dyjavor u mbajt nga Komiteti Kombëtar i Konferencës Konsultative Politike të Popullit Kinez (CPPCC), organi më i lartë këshillimor politik i Kinës.

Wang Yang, anëtar i Komitetit të Përhershëm të Byrosë Politike të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës dhe kryetar i Komitetit Kombëtar të CPPCC, që kryesoi seancën, tha se promovimi i ndërveprimeve, shkëmbimeve dhe integrimit midis të gjitha grupeve etnike është një lëvizje e rëndësishme për të forcuar unitetin e madh midis të gjithë popullit kinez dhe është thelbësor për të nxitur një ndjenjë të fortë komuniteti për kombin kinez.

Ai bëri thirrje për përpjekje për të hedhur themele të forta teorike, kulturore, ekonomike dhe sociale për ndërtimin e komunitetit.

Këshilltarët dhe ekspertë politikë shprehën mendime përmes një platforme celulare. Propozimet përfshinin inkurajimin e njerëzve në zonat e pakicave etnike për të studiuar, vizituar, punuar dhe jetuar në rajonet qendrore dhe lindore të vendit, dhe në të njëjtën kohë mbështetjen e njerëzve në rajonet qendrore dhe lindore për të vizituar dhe investuar në zonat e pakicave etnike dhe për të ndihmuar vendësit. (Irma)