Rrjeti hekurudhor në Kinë funksionon pa probleme gjatë verës
2022-09-02 11:52:21

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Rrjeti hekurudhor në Kinë, si për pasagjerë dhe për mallra, operoi qetësisht dhe në mënyrë efikase gjatë periudhës dymujore të verës, bëri të ditur operatori kombëtar hekurudhor “China State Railway Group”, përcjell “China Daily”.

Nga 1 korriku deri në ditët e fundit të gushtit, rrjeti hekurudhor regjistroi rreth 440 milionë udhëtime pasagjerësh.

Numri mesatar i udhëtimeve ditore ishte 7.17 milionë, me 8.74 milionë në kulmin e tij.

Gjatë kësaj periudhe janë transportuar 650 milionë tonë mallra, me një rritje prej 7.5 për qind në bazë vjetore. (Irma)