Kinë: Tregtia e shërbimeve, rritje 20.7 % në 7-mujorin e parë
2022-09-02 15:44:55

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Vlera e tregtisë së shërbimeve të Kinës në shtatë muajt e parë të këtij viti u rrit 20.7 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, treguan të enjten të dhënat nga Ministria e Tregtisë.

Vlera e përgjithshme e tregtisë ishte 3.39 trilionë juanë (492.6 miliardë dollarë). Eksportet e shërbimeve u rritën 22.8 për qind, duke arritur në 1.64 trilion juanë, kurse vlera e importeve të shërbimeve ishte 1.75 trilion juanë, 18.9 për qind më shumë se në janar-korrikun e vjetshëm.

Ndërkohë, deficiti tregtar i shërbimeve ra me 20.1 për qind, duke arritur në 107.73 miliardë juanë.

Tregtia e shërbimeve me njohuri intensive e Kinës mbajti rritje të qëndrueshme në këtë periudhë, duke u rritur me 10.2 për qind dhe duke shkuar në rreth 1.42 trilion juanë.

Rritja e eksporteve në sektorë të tillë si shërbimet e telekomunikacionit dhe informacionit ishte e shpejtë, ndërkohë që shërbimet e sigurimeve ishin ndër fushat me rritje më të madhe të importit.

Tregtia e shërbimeve të udhëtimit vazhdoi të rimëkëmbet, duke u rritur me 7.5 për qind krahasuar me shtatëmujorin e parë të vjetshëm, me një vlerë 462.23 miliardë juanë.

Në dallim nga tregtia e mallrave, tregtia e shërbimeve përfshin transportin, turizmin, telekomunikacionin, ndërtimin, reklamat, informatikën dhe kontabilitetin. (Artan/Fani)