Transaksionet e tregtisë elektronike në Kinë u rritën me 19.6% në vitin 2021
2022-09-02 12:11:55

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Vëllimi i përgjithshëm i transaksioneve të tregtisë elektronike në Kinë u rrit 19.6 për qind në bazë vjetore në vitin 2021, duke arritur në 42.3 trilionë juanë (rreth 6.15 trilionë dollarë amerikanë), thuhet në raportin e publikuar nga Ministria e Tregtisë, citon “Xinhua”.

Sipas raportit, nga totali, vëllimi i transaksioneve të tregtisë elektronike të mallrave arriti në 31.3 trilionë juanë, ndërsa ai i shërbimeve arriti në 11 trilionë juanë vitin e kaluar.

Ndërkohë, Kina do të listojë 14 parqe industriale të tregtisë elektronike si baza demonstrimi të tregtisë elektronike, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 155. Sektori i tregtisë elektronike të Kinës renditet i pari në botë për sa i përket tregut të shitjes me pakicë në internet, blerësve në internet, biznesit të dërgesave digjitale ekspres dhe shkallës së pagesave celulare, tha zëvendësministri i Tregtisë Sheng Qiuping, duke shtuar se sektori ka treguar elasticitet të fortë që nga viti 2021 pavarësisht pasigurive. (Irma)