Ditari i Nikës: Zhou Fei, një dërgues “flash” punon në Pekin
2022-09-01 14:32:59

Në këtë seri videosh dua t'ju prezantoj punët e të rinjve në Kinë. Sot kam ftuar Zhou Fei, një dërgues “flash” që punon në Pekin.

Gjithsej ka 1.5 milion dërgues “flash” si Zhou Fei në Kinë. Ata “vrapojnë” në rrugë, duke sjellë komoditet në jetën e njerëzve dhe duke e bërë funksionimin e gjithë qytetit më efikas dhe më të çlirët.

Ndoshta në sytë e të tjerëve kjo është një punë e zakonshme. Për Zhou Fei-n, sa herë që shkon në rrugë, ai mund të shikojë peizazhe të ndryshme. Pas çdo porosie është dikush që e pret. Ai merr kënaqësi kur mbaron çdo dërgim.

Si i ri, ai vazhdon të mësojë njohuri të reja dhe po provon kureshtjen e rinisë. Në epokën e re, rinia mund të ketë më shumë zgjedhje dhe më shumë mundësi. Në Kinë, afro 1.5 milion “kalorës” të rinj udhëtojnë në rrugët e 229 qyteteve çdo ditë. Qoftë rinia e Zhou Fei-t si pamjet përgjatë kësaj rruge, plot gjallëri dhe të bukur.