Rruga e re e shpejtë e Xinjiang nxit zhvillimin ekonomik me cilësi të lartë
2022-09-01 11:59:10

nga VCG

nga VCG

Një aks i ri i autostradës, që lidh Rajonin Autonom Xinjiang Ujgur të Kinës veriperëndimore, u hap për trafikun këtë javë dhe pritet të lehtësojë më tej udhëtimin dhe të nxisë zhvillimin cilësor të ekonomisë lokale.  

nga VCG

nga VCG

Autostrada e shpejtë, rreth 300 kilometra e gjatë, që lidh Yetimbulak dhe qarkun Ruoqiang, është një pjesë e rëndësishme e rrjetit të autostradave të vendit. Me një shpejtësi të projektuar prej 120 km/orë, kjo është autostrada e tretë që lidh Xinjiang me vende jashtë rajonit, përcjell “China Daily”.  

Deri më tani, numërohen mbi 7500 km rrugë të shpejta në Xinjiang.  

nga VCG

nga VCG

“Hapja e autostradës Yetimbulak-Ruoqiang do të përmirësojë më tej strukturën e rrjetit rrugor të Xinjiang, e cila ka një rëndësi pozitive për nxitjen e shfrytëzimit të burimeve përgjatë rrugës dhe për të ndihmuar në promovimin e zhvillimit me cilësi të lartë të ekonomisë dhe shoqërisë lokale në Xinjiang-un jugor”,- deklaroi Aysajan Ahmat, kreu i departamentit lokal të transportit.  

Duke marrë parasysh që rruga e shpejtë kalon nëpër rezervatin kombëtar natyror të maleve Altun, shumë ura dhe tunele janë ndërtuar përgjatë këtij segmenti, në vend të aksit tradicional të rrugës.  

nga Xinhua

nga Xinhua

Xinjiang-u ka investuar shumë për të përmirësuar infrastrukturën rrugore. Nga janari në gusht, rajoni ka investuar më shumë se 51.8 miliardë juanë (rreth 7.5 miliardë dollarë) në këtë sektor, 1.15 herë më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar. (Elona)