Ministrja holandeze e Mbrojtjes, e shqetësuar për dhunën me armë në ShBA
2022-09-01 16:16:07

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Gazeta  "Uashington Post" dhe media të tjera amerikane njoftuan të martën që, gjatë një interviste  lidhur me incidentin e vrasjes me armë të një pjesëtari të forcave speciale holandeze dhe plagosjes së dy të tjerëve, ministrja e Mbrojtjes e Holandës Kajsa Ollongren u shpreh se pala holandeze është shumë e shqetësuar për dhunën serioze me armë në ShBA. "Në ShBA, pasi ndodhin grindje, njerëzit shpesh i zgjidhin mosmarrëveshjet me armë. Kjo është një dukuri tragjike," tha ajo. (Fani)