Mbi 2000 km hekurudhë e re vihet në funksion në të gjithë Kinën në gjashtëmujorin e parë
2022-09-01 11:46:54

nga VCG

nga VCG

Një total prej 2,043.5 km linja të reja hekurudhore u vunë në shërbim në të gjithë Kinën në gjysmën e parë të vitit, tha të mërkurën “China State Railway Group Co., Ltd.”.

Gjatë periudhës, vëllimi i ngarkesave hekurudhore të vendit u rrit 5.5 për qind nga viti në vit në rreth 1.95 miliardë tonë, citon “Xinhua”  deklaratën financiare të kompanisë për gjashtëmujorin e parë.

Në gjysmën e parë, hekurudha e Kinës trajtoi 787 milionë udhëtime pasagjerësh, duke rënë me 42.8 për qind për shkak të shpërthimeve sporadike të Covid 19.

nga VCG

nga VCG

Numri i udhëtimeve të trenave të mallrave Kinë-Evropë u rrit me 2 për qind nga viti në vit, në 7,514 në gjysmën e parë. Transporti hekurudhor i mallrave përmes Korridorit të Ri Ndërkombëtar të Tregtisë Tokësore-Detare u rrit 33 për qind, tha kompania. (Elona)

nga VCG

nga VCG