Do të botohet artikulli i Xi Jinping-ut për formimin e një modeli të ri zhvillimi
2022-08-31 19:22:19

 Yueyang, provincë Hu

Yueyang, provincë Hu'nan(Foto:VCG)

Një artikull nga presidenti kinez Xi Jinping mbi zbatimin e filozofisë së re të zhvillimit dhe krijimin e një modeli të ri zhvillimi do të botohet të enjten.

Në artikull theksohet se ka zhvillime të reja si në mundësi, ashtu edhe në sfida, teksa Kina gjendet në një periudhë të rëndësishme mundësish strategjike zhvillimi.

Modernizimi i stilit kinez i përshtatet realitetit të vendit dhe pasqyron ligjin e ndërtimit socialist dhe ligjin e zhvillimit të shoqërisë njerëzore, thuhet në artikull, duke theksuar përpjekjet për zhvillimin e modelit të ri të zhvillimit të "dy qarkullimeve", ku tregu i brendshëm dhe ai i jashtëm përforcojnë njëri-tjetrin, me tregun e brendshëm si shtyllë.

Artikulli thekson gjithashtu zbatimin e filozofisë së re të zhvillimit në formimin e modelit të ri të zhvillimit, duke nxitur zhvillimin e një sistemi të plotë të kërkesës së brendshme, vetëmbështetjen në shkencë e teknologji, optimizimin dhe përmirësimin e zinxhirit industrial dhe zinxhirit të furnizimit, modernizimin bujqësor e rural dhe vijën fundore të sigurisë në të gjitha frontet.