Tajvani përballet me mungesën e furnizimit me ujë duke ulur pjesërisht presionin
2022-08-31 11:30:05

nga Xinhua

nga Xinhua

Tajvani do të ulë presionin e ujit në disa zona nga ora 23:00 deri në orën 5:00 të mëngjesit si pjesë e përpjekjeve  për të përballuar mungesën e furnizimit me ujë të shkaktuar nga reduktimi i reshjeve të këtij viti, bën të ditur “Xinhua”.

Masa e menaxhimit emergjent do të nisë duke filluar nga 3 shtatori në qytetin e Keelung, një nga zonat që zakonisht ka më shumë reshje në Tajvan dhe në një rreth të qytetit Taipei, sipas departamentit të çështjeve ekonomike të ishullit.

Mungesa e furnizimit me ujë i është atribuuar rënies së theksuar të nivelit të reshjeve këtë verë. Sipas departamentit meteorologjik të ishullit, reshjet mesatare në korrik ishin 28.2 milimetra, niveli i dytë më i ulët që nga viti 2000.

Statistikat nga departamenti i çështjeve ekonomike tregojnë se që nga e diela, të paktën tre rezervuarë në Tajvan kanë raportuar ruajtje të pamjaftueshme të ujit, me një në qytetin jugor të Kaohsiung që raporton vetëm 13.7 për qind.

Në përgjigje të mungesës, furnizuesi me ujë të rrjedhshëm në Tajvan do të shkurtojë furnizimin për shërbime jo emergjente, si ujitja, larja e mureve dhe rrugëve. (Elona)