Kina ka bërë hapa gjigantë në inovacion dhe shkencën kuantike
2022-08-31 15:58:29

Sp. Kina është i vetmi vend në botë që ka arritur përparime të mëdha në llogaritjen kuantike fotonike dhe superpërcjellëse. Ajo ka dëshmuar se ka bërë një hap gjigant përpara si në studimet bazë ashtu edhe në aplikimet e shkencës kuantike. Vendi i ka dhënë shumë rëndësi shkencës kuantike, duke theksuar ndikimin e saj në përparimin e teknologjisë së informacionit, energjisë dhe kërkimeve materiale për të arritur revolucionin industrial.

Pjesëmarrësit kontrollojnë një model kompjuteri kuantik "Jiuzhang" në Konferencën e Industrisë Kuantike 2021 në qytetin Hefei të Provincës Anhui të Kinës Lindore, 18 shtator 2021./CFP

Pjesëmarrësit kontrollojnë një model kompjuteri kuantik "Jiuzhang" në Konferencën e Industrisë Kuantike 2021 në qytetin Hefei të Provincës Anhui të Kinës Lindore, 18 shtator 2021./CFP

Kina është i vetmi vend në botë që ka arritur përparime të mëdha në llogaritjen kuantike fotonike dhe superpërcjellëse, të përfaqësuara përkatësisht nga prototipet kompjuterike “Jiuzhang” dhe “Zuchongzhi Nr.2”.

Që nga viti 2013, vendi evidentoi rëndësinë e shkencës kuantike, duke theksuar ndikimin e saj në përparimin e teknologjisë së informacionit, energjisë dhe kërkimeve materiale për të arritur revolucionin industrial.

Gjatë 10 viteve të fundit, Kina ka dëshmuar se ka bërë një hap gjigant përpara si në studimet bazë ashtu edhe në aplikimet e shkencës kuantike, me një numër arritjesh të mëdha që po shfaqen në këtë fushë.

Llogaritja kuantike dhe komunikimi kuantik janë koncepte konfuze për shumicën prej nesh, që duken si teknologji futuriste pa asnjë ndikim në jetën tonë të përditshme. Megjithatë, kompjuterët e fuqishëm, rrjetet e komunikimit dhe mjetet e reja për përpunimin e informacionit kanë përdorur teknologjitë kuantike prej vitesh.

Studime dhe risi

Kina dërgoi me sukses satelitin e parë mikro-nano kuantik në hapësirë në korrik 2022, i cili do të shërbejë për krijimin e një rrjeti komunikimi kuantik efikas, praktik dhe global. Sateliti ka përfunduar testet në orbitë dhe së shpejti do të kryejë eksperimente shkencore.

Profesor Peng Chengzhi në Universitetin e Shkencës dhe Teknologjisë të Kinës, një nga zhvilluesit e satelitit, deklaroi për Grupin Mediatik të Kinës (CMG) se sateliti mund të formojë një rrjet komunikimi kuantik në vetvete dhe të bëhet pjesë e një rrjeti të ardhshëm me satelitë të tjerë kuantikë.

“Duke ecur përpara, ne do të lidhim satelitin me nevojat e përdoruesve, në mënyrë që të promovojmë zhvillimin e Kinës në shkencën kuantike dhe të kontribuojmë në sigurinë e informacionit”,- tha Peng.

Kina lëshon një satelit kuantik mikro-nano në majë të një rakete bartëse Lijian-1 nga qendra e nisjes satelitore Jiuquan në Kinën veriperëndimore, 27 korrik 2022./CMG

Kina lëshon një satelit kuantik mikro-nano në majë të një rakete bartëse Lijian-1 nga qendra e nisjes satelitore Jiuquan në Kinën veriperëndimore, 27 korrik 2022./CMG

Hapat gjigantë të ndërmarrë

Në tetor 2020, Kina mblodhi autoritetet dhe ekspertët përkatës për të studiuar zhvillimin e shkencës kuantike brenda dhe jashtë vendit, duke shpresuar të përshpejtojë planifikimin strategjik dhe sistematik të fushës.

Që atëherë, vendi ka parë përparim të madh jo vetëm në studimet bazë të teknologjisë kuantike, por edhe në aplikimet e saj dhe zhvillimin industrial, deklaroi Xue Qikun, president i Universitetit Jugor të Shkencës dhe Teknologjisë.

Pan Jianwei, i njohur si “babai i kuantikës” i Kinës, gjithashtu zv.president i Universitetit të Shkencës dhe Teknologjisë të Kinës, deklaroi për Grupin Mediatik të Kinës, se në dekadën e kaluar, numri i personave të përkushtuar ndaj kërkimit në fushën kuantike është rritur vazhdimisht nga dhjetëra në disa qindra tani.

“Të inkurajuar nga zhvillimi i shpejtë i Kinës në shkencën kuantike, shumë studiues janë bërë mjaft aktivë për shkëmbimet dhe bashkëpunimin, që mendoj se është një nga ndryshimet më të mëdha në këtë fushë gjatë viteve të fundit”, -tha Pan.

Akademia e Shkencave të Informacionit Kuantik në Pekin po mbështet fuqishëm aplikimet praktike të teknologjive kuantike. Ekziston një rrugë e mbushur me kompani të angazhuara në këtë fushë në qytetin Jinan të provincës Shandong të Kinës lindore. Sektori kuantik i qytetit Hefei në provincën Anhui të Kinës lindore pritet gjithashtu të arrijë në 100 miliardë juanë (14.57 miliardë dollarë) përpara vitit 2030.

Ye Yujiang, drejtor për kërkimin bazë në Ministrinë e Shkencës dhe Teknologjisë, deklaroi për Grupin Mediatik të Kinës se me mbështetje të vazhdueshme dhe afatgjatë, shkenca kuantike në vend ka arritur një hap të madh përpara.

Një diagram skematik i një modeli kompjuterik kuantik në një muze të teknologjisë shkencore të hapësirës kibernetike në Zhengzhou, Provinca Henan, 27 nëntor 2020./CFP

Një diagram skematik i një modeli kompjuterik kuantik në një muze të teknologjisë shkencore të hapësirës kibernetike në Zhengzhou, Provinca Henan, 27 nëntor 2020./CFP

Arritje të jashtëzakonshme

Në vitin 2016, Kina lëshoi me sukses satelitin e parë në botë për eksperimente shkencore kuantike, me emrin “Micius”, përmes së cilit më vonë u arritën komunikime kuantike midis satelitit dhe Tokës, për herë të parë në histori.

Në vitin 2017, u vu zyrtarisht në përdorim një linjë komunikimi kuantike prej 2000 kilometrash, e cila u bë linja e parë në botë për telekomunikimet e sigurta kuantike. E njohur si Linja Pekin-Shangai, ajo lidh nyjat kryesore të rrjetit të komunikimit sekret të vendit: Pekin, Jinan, Hefei dhe Shangai.

Në prill, Pan Jianwei dhe ekipi i tij nga Universiteti i Shkencës dhe Teknologjisë së Kinës, vendosën një rekord të ri botëror në realizimin e transmetimit të gjendjeve kuantike (QST) ndërmjet dy stacioneve tokësore mbi 1200 kilometra larg njëri-tjetrit, përmes një sateliti eksperimental shkencor kuantik, duke sinjalizuar një hap gjigant drejt ndërtimit të një rrjeti global të përpunimit kuantik të informacionit dhe komunikimit.

Këtë qershor, shkencëtarët kinezë kanë gjetur gjithashtu mënyrën për të formuar një rrjet të renditur dhe të sintonizueshëm, “Majorana-zero-mode” (MZM), një hap historik për të përmirësuar edhe më shumë performancën e llogaritjes kuantike. Gjetjet e hulumtimit u publikuan në revistën akademike “Nature”.