Presidenti kinez uron homologun malajzian për 65-vjetorin e pavarësisë
2022-08-31 16:25:55

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Presidenti kinez Xi Jinping i dërgoi të mërkurën një mesazh homologut të tij malajzian Sultan Abdullah ibni Sultan Ahmad Shah për ta uruar për 65-vjetorin e pavarësisë së Malajzisë.

Xi Jinping-u u shpreh në mesazh se, gjatë 65 vjetëve që prej pavarësisë, zhvillimi i Malajzisë ka pasur rezultate të dukshme, niveli i jetesës së popullit malajzian është ngritur dita-ditës dhe Malajzia ka luajtur një rol të rëndësishëm në çështjet ndërkombëtare e rajonale. Kina dhe Malajzia kanë një fqinjësi të mirë tradicionale dhe marrëdhëniet dypalëshe kanë  pasur një zhvillim të mbarë. Bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve ka dhënë ndihmesë aktive për lulëzimin dhe qëndrueshmërinë rajonale.

"Unë i kushtoj rëndësi të madhe zhvillimit të marrëdhënieve kino-malajziane dhe dëshiroj të punoj së bashku me Madhërinë e Tij, Sulltan Abdullahun, për të forcuar besimin politik dhe bashkëpunimin dypalësh në të gjitha fushat, me synimin për të krijuar bashkësinë e fateve të përbashkëta të marrëdhënieve dypalëshe, duke u sjellë dy vendeve e popujve tanë më shumë përfitime," tha presidenti Xi Jinping. (Fani)