Kina lëshon mbi 2,71 milionë certifikata të origjinës në periudhën janar-korrik
2022-08-31 11:22:32

nga VCG

nga VCG

Mbi 2.71 milionë certifikata të origjinës u lëshuan nga autoritetet kineze gjatë shtatë muajve të parë të vitit, që përfshinin 233.31 miliardë dollarë amerikanë, 23.7 për qind më shumë nga viti në vit, treguan të hënën të dhënat zyrtare. Kjo tregon se Kina ka ruajtur një vrull të qëndrueshëm të tregtisë së jashtme, tha në një konferencë shtypi Sun Xiao, zëdhënës i Këshillit të Kinës për Promovimin e Tregtisë Ndërkombëtare, citon “Xinhua”.

Certifikatat e origjinës janë dokumente që përdoren gjerësisht në transaksionet tregtare ndërkombëtare. Ato deklarojnë se produktet e listuara kanë plotësuar kritere të mjaftueshme për t'u konsideruar si me origjinë nga një vend i caktuar. Lëshimi i këtyre certifikatave konsiderohet gjerësisht si një barometër i tregtisë së jashtme.

nga VCG

nga VCG

Rreth 70,200 certifikata të origjinës janë lëshuar nga autoritetet kineze në bazë të marrëveshjes së tregtisë së lirë të Partneritetit Gjithëpërfshirës Ekonomik Rajonal për mbi 15,000 ndërmarrje, që përfshin një total prej 3,432 miliardë dollarë amerikanë, tha Sun. (Elona)