Kryediplomati kinez, mesazh urimi homologut malajzian për 65-vjetorin e pavarësisë së Malajzisë
2022-08-31 15:14:09

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Të mërkurën, ministri i Jashtëm kinez Wang Yi i dërgoi një mesazh urimi homologut të tij malajzian Saifuddin Abdullah  për 65-vjetorin e pavarësisë së Malajzisë.

Wang Yi u shpreh në mesazh se Kina dhe Malajzia kanë fqinjësi të mirë dhe një miqësi mijëvjeçare. Të dy vendet kanë ide të ngjashme, interesa të përbashkët e shkëmbime të ngushta njerëzore dhe janë partnere të mira bashkëpunimi me përfitime të përbashkëta.

"Unë dëshiroj të punoj së bashku me ministrin e Jashtëm Saifuddin Abdullah  për të thelluar më tej besimin politik dypalësh, për të forcuar bashkëpunimin strategjik, për të nxitur ndërtimin e përbashkët të 'Një brez, një rrugë' dhe për të hapur një perspektivë më të gjerë të bashkëpunimit dypalësh," tha Wang Yi. (Fani)