Kina bën përparim solid në sigurinë e prodhimit në 10 vitet e fundit
2022-08-31 11:06:41

nga VCG

nga VCG

Kina ka reduktuar në masë të madhe aksidentet në vendin e punës dhe ka përmirësuar efektivitetin e ndihmës ndaj fatkeqësive në dekadën e kaluar mes përpjekjeve për forcimin e përgjigjes gjithëpërfshirëse emergjente, raporton “Xinhua”. Në një konferencë për shtyp, Zhou Xuewen, zëvendësministri i Menaxhimit të Emergjencave, tha se numri i aksidenteve në vendin e punës është ulur vazhdimisht në vend gjatë kësaj periudhe. Në vitin 2021, numri i aksidenteve në vendin e punës u ul me 56.8 për qind nga viti 2012 dhe numri i vdekjeve ra me 45.9 për qind në dekadën e fundit, tha Zhou. Gjatë periudhës 2013-2021, numri i personave të vdekur ose të zhdukur dhe të banesave të dëmtuara nga fatkeqësitë natyrore mesatarisht çdo vit u ul përkatësisht me 87,2 për qind dhe 87,4 për qind, nga periudha 2000-2012.

nga VCG

nga VCG

Përqindja e humbjeve të drejtpërdrejta ekonomike të shkaktuara nga fatkeqësitë natyrore në PBB-në e Kinës mesatarisht çdo vit u ul me 61.7 për qind midis 2013-2021, në krahasim me periudhën 2000-2012, shtoi Zhou. Kina ka krijuar një sistem gjithëpërfshirës të reagimit ndaj emergjencave, i cili lehtëson konsultimin dhe vlerësimin e përbashkët të rreziqeve midis autoriteteve përkatëse dhe integron parandalimin e rrezikut dhe lehtësimin e fatkeqësive.

nga VCG

nga VCG

Ajo ka forcuar sistemet e paralajmërimit të hershëm dhe të reagimit të shpejtë në nivel lokal për t'u përgatitur mirë për fatkeqësitë natyrore dhe për të garantuar sigurinë e njerëzve, duke zbatuar administrimin e rreptë afatgjatë të sigurisë në vendin e punës, tha Zhou.

nga VCG

nga VCG

Ai gjithashtu vuri në dukje se vendi kishte përmirësuar kapacitetin e ekipeve të reagimit ndaj emergjencave dhe platformave komanduese, si dhe mbështetjen materiale dhe teknologjinë e informacionit. (Elona)