Mësuesi amerikan bëhet zjarrfikës në Chongqin
2022-08-30 15:23:43

Në këtë verë me nxehtësi përvëluese dhe thatësirë, zjarre të shumta shkatërruan pjesë të Chongqing kohët e fundit. Të dielën mbrëma, një zjarr shpërtheu në pyll dhe u përhap në Beibei. Thirrjes së pushtetit vendor për vullnetarë me aftësi dhe përvojë të caktuar, përveç banorëve vendës iu përgjigj dhe amerikani Francis Stonier, 42 vjeç, profesor i asociuar në Departamentin e Arsimit të Universitetit Jugperëndimor. Me përvojë në vullnetarizëm Francis dhe kolegu i tij kuez He kontribuan shumë në shuarjen e zjarreve dhe ndihmën ndaj banorëve të zonave të përfshira nga flakët.

Mësuesi  amerikan Francis Stonier(djathas),doli vullnetar për të ndihmuar në luftimin e zjarreve të furishme në lagjen Beibei të Chongqing

Mësuesi  amerikan Francis Stonier(djathas),doli vullnetar për të ndihmuar në luftimin e zjarreve të furishme në lagjen Beibei të Chongqing

Mësuesi  amerikan bëhet zjarrfikës në Chongqin

Shembulli i një mësuesi të huaj që doli vullnetar për të ndihmuar në luftimin e zjarreve të furishme në lagjen Beibei të Chongqing me banorë të tjerë vendas, ka fituar vlerësimin e komunitetit.

Në kushtet e nxehtësisë përvëluese dhe thatësirës, zjarre të shumta shkatërruan pjesë të Chongqing kohët e fundit. Të dielën mbrëma, një zjarr në pyll shpërtheu dhe u përhap në Beibei.

Pushteti vendor lëshoi një thirrje urgjente për vullnetarë me aftësi dhe përvojë të caktuar, si një sharrë me zinxhir, të cilit do t’i bashkoheshin vullnetarë  për shuarjen e zjarrit. Sharrat me zinxhir përdoren për të krijuar barriera zjarri.

"Isha i lumtur të ndihmoja," tha Francis Stonier, 42 vjeç, profesor i asociuar në Departamentin e Arsimit të Universitetit Jugperëndimor.  Ai tha se priste pemë rreth oborrit dhe lagjes së tij në shtetin e Virxhinias në Shtetet e Bashkuara.

Francis tha se kishte dalë vullnetar shumë herë në SHBA në të kaluarën, duke ndërtuar shtëpi për njerëzit e pastrehë pas stuhive të mëdha.

Stonier gjeti një përkthyes  50-vjeçarin He Wu, një profesor në kolegjin e gjuhëve të huaja të universitetit, i cili gjithashtu u regjistrua për të luftuar zjarret.

Stonier mori pjesë në grupin e vullnetarëve

Stonier mori pjesë në grupin e vullnetarëve

Të martën, një grup prej gjashtë mësuesish të kolegjit, duke përfshirë Stonier dhe He, shkuan në vendin ku mblidheshin vullnetarët në qytetin Xiema të rrethit, që konsiderohej si epiqendra e zjarreve lokale.  Së shpejti, ata u caktuan në një nga grupet e sharrës me zinxhir  duke inspektuar dhe rregulluar ato.

“Francis është i përgjegjshëm dhe i përqendruar dhe po bën një punë vërtet të mirë”, tha He, duke shtuar se Stonier kontrolloi me kujdes çdo sharrë zinxhir, për të parë nëse ishte shumë e ngushtë apo shumë e lirshme.

Pas dy orësh punë, grupi i tyre prej pesë personash kishte kontrolluar rreth 50 sharra me zinxhir, të cilat iu dorëzuan punonjësve të zjarrfikësve dhe shpëtimit.

"Kudo që shkova, vullnetarët dhe banorët vendas më dhanë një zemër të madhe. Ishte një përvojë e paharrueshme," tha Stonier.

Në orën 3 pasdite, profesorët u dërgua në një zonë malore nga një motoçiklist vullnetar, duke u përgatitur për punën e radhës, prerjen e drurëve.  Stonier tha se kishte një çantë shpine të madhe me pajisje kampingu, pasi priste të ishte në mal gjatë gjithë natës. Por ai u bind të kthehej në shtëpi, pasi joprofesionistët nuk lejohen  në vijën e parë.

Stonier rregulloi një sharrë me zinxhir

Stonier rregulloi një sharrë me zinxhir

"Ata ishin të shqetësuar për sigurinë tonë dhe unë e kuptova plotësisht," tha ai.

Falë përpjekjeve të përbashkëta të zjarrfikësve dhe punonjësve të shpëtimit, si dhe vullnetarëve dhe banorëve, qeveria lokale tha se zjarri i furishëm në Beibei ishte shuar që nga mbrëmja e së enjtes.

“Ishte fantastike të shihje një fluks të tillë ndihme në vapën ekstreme”, tha ai, duke vënë në dukje se ishte i impresionuar me numrin e vendasve që erdhën për të ndihmuar.  Motoçiklistët hoqën dorë nga puna për të transportuar materiale dhe njerëz lart e poshtë maleve. 

Të tjerë dhanë kohën e tyre për të mbajtur furnizime të rënda, për të përgatitur dhe për të shërbyer ushqime ose për të ndihmuar në organizim.

grupi i vullnetarëve për sharrat me zinxhir, që përdoren për të krijuar barriera zjarri

grupi i vullnetarëve për sharrat me zinxhir, që përdoren për të krijuar barriera zjarri

Në vitin 2017, Stonier erdhi në Chongqing dhe iu bashkua Universitetit Jugperëndimor një vit më pas.

"Ka qenë një verë vërtet e nxehtë dhe e vështirë. Por përveç kësaj, unë po e shijoj jetën time këtu," tha Stonier, duke shtuar se qyteti duket të jetë një vend i mirë për familjen e tij dhe vendasit janë miqësorë.

"Beibei është shtëpia ime, Chongqing është shtëpia ime, unë po planifikoj të jetoj këtu në të ardhmen, ndoshta edhe të dal në pension këtu," tha Stonier.