Kush është përhapësja më e madhe e dezinformacionit në botë?
2022-08-30 15:10:25

Ditët e fundit, Universiteti i Stanfordit i ShBA-së dhe kompania studimore e internetit "Graphika" publikuan së bashku një raport, ku vihet në dukje se në pesë vjetët e kaluar, dhjetëra llogari të rrema publikuan thënie proamerikane në rrjete sociale si "Facebook" e "Twitter" , duke shpifur për Kinën, Rusinë, Iranin etj. Studiuesit kanë vënë re dëshmi të pjesëmarrjes së mundshme të ushtrisë amerikane në këtë çështje.

Në një seancë dëgjimore në Kongresin amerikan të zhvilluar më 4 maj të këtij viti, senatori Rand Paul tha: "E dini kush është përhapësja më e madhe e dezinformacionit në botë? Qeveria amerikane." (Fani)