Stacioni Hapësinor i Kinës: Kabinetet eksperimentale funksionojnë mirë
2022-08-30 11:20:45

Sistemi i aplikimit hapësinor Wentian i Stacionit Hapësinor të Kinës ka funksionuar mirë që kur laboratori u nis dhe filloi funksionimin më 24 korrik, tha Akademia Kineze e Shkencave (CAS) të hënën, njofton CGTN.

Zhao Liping, projektuesi kryesor i sistemit të aplikimit hapësinor të modulit laboratorik Wentian, tha se kabinetet eksperimentale ose "raftet e eksperimenteve shkencore", duke përfshirë ato për ndryshimin e gravitetit, ruajtjen në temperaturë të ulët dhe bioteknologjinë, janë në gjendje të mirë pasi astronautët kinezë i zhbllokuan dhe i montuan ato përkatësisht më 8 dhe 12 gusht.

Ajo gjithashtu tregoi për arabidopsis dhe orizin që janë rritur në stacionin hapësinor që nga 29 korriku, duke shtuar se eksperimentet po përparojnë pa probleme dhe do të vazhdojnë sipas planit.

Zheng Huiqiong, një studiues në Qendrën CAS për Përsosmëri në Shkencat Molekulare të Bimëve, tha se arabidopsis ka prodhuar katër gjethe dhe se një nga mostrat e orizit është rritur në rreth 30 centimetra të lartë.

Zheng tha se eksperimentet do të fokusohen në të gjithë procesin e rritjes së bimëve, duke eksploruar se si të përdoret një mjedis mikrograviteti për të kontrolluar lulëzimin dhe për të rritur efikasitetin e prodhimit.(Fatosi)