"Brookings": 16 milionë amerikanë të moshën 18-65 vjeç vuajnë nga simptomat e "COVID-it të gjatë"
2022-08-30 15:05:16

                     Foto nga VCG

Sipas njoftimeve të së premtes së kaluar të rrjetit televiziv amerikan CNBC, Instituti "Brookings" i ShBA-së bëri një raport, ku vlerësohet se tani në ShBA 16 milionë të rritur në moshën 18 deri 65 vjeçe vuajnë nga simptomat afatgjata të COVID-19, dukuri që njihet ndryshe si "COVID-i i gjatë". Si pasojë, 2 deri në 4 milionë prej tyre nuk mund të punojnë, duke përbërë rreth 1/3 të mungesës së krahëve të punës në ShBA.

Në raport thuhet se të sëmurët nga COVID-19 vuajnë jo vetëm nga shqetësimet fizike, por edhe kanë pësuar humbje ekonomike për shkak të ndërprerjes së punës. Kjo po e bën ekonominë amerikane të pësojë humbje të rënda. Vlen të theksohet se, për shkak të vazhdimit të përhapjes së pandemisë në ShBA, ata që vuajnë nga "COVID-i i gjatë" do të vazhdojnë të shtohen. (Fani)