Zyrtari: Aksidentet në punë në Kinë bien për të dhjetin vit radhas
2022-08-30 21:13:04

Foto:VCG

Punishte e fabrikës së makinave industriale, 22 gusht, 2022, Luoyang, He'nan(Foto:VCG)

Kina ka përmirësuar ndjeshëm aftësinë për të shmangur rreziqet e sigurisë në punë duke filluar nga uzinat kimike te minierat e qymyrgurit, ndërsa numri i aksidenteve ka rënë për të dhjetën vit radhazi, bëri të ditur të martën një zyrtar kinez.

Në njërën nga konferencat e shtypit të quajtura "Kina në dekadën e fundit", Zhou Xuewen, zëvendësministër i Menaxhimit të Emergjencave, tha se Kina ka pasur arritje historike në fushën e menaxhimit të emergjencave.

Sipas tij, numri i aksidenteve në punë në vitin 2021 u përgjysmua në krahasim me 2012-n, ndërsa viktimat e shkaktuara nga këto aksidente ranë me 45.9 për qind.

Nga viti 2013 deri vitin e kaluar, numri mesatar vjetor i vdekjeve dhe i personave të humbur në fatkeqësitë natyrore, shtëpitë e shembura dhe përqindja e dëmeve të drejtpërdrejta ekonomike në Prodhimin e Brendshëm Bruto, janë ulur përkatësisht me 87.2, 87.4 dhe 61.7 % krahasuar me periudhën e viteve 2000 - 2012, theksoi zv.ministri.