Mbi 8,100 zyrtarë të dënuar për shkeljen e rregullave
2022-08-30 10:19:12

nga VCG

8,185 zyrtarë kinezë u ndëshkuan në korrik për shkeljen e kodit prej tetë pikash të vendit për përmirësimin e sjelljes së Partisë dhe qeverisë, tha në një deklaratë të dielën organi më i lartë kundër ryshfetit të Kinës, njofton Xinhua.

Zyrtarët u përfshinë në 5,434 raste, dhe ndaj 5,626 prej tyre iu shqiptuan dënime disiplinore ose administrative, tha Komisioni për Inspektimin e Disiplinës dhe Komisioni Kombëtar Mbikëqyrës i Partisë Komuniste të Kinës (PKK) në një raport mujor.

4007 zyrtarë u sanksionuan për përfshirje në burokratizëm. Shmangia e detyrës në zhvillimin social dhe ekonomik dhe mbrojtjen e mjedisit ishte një problem i dukshëm në këtë drejtim, sipas raportit.

nga VCG

4,178 zyrtarë u ndëshkuan për hedonizëm dhe sjellje ekstravagante, duke përfshirë dhënien ose pranimin e dhuratave, si dhe dhënien e shpërblimeve të paautorizuara.

Në fund të vitit 2012, PKK publikoi rregullat e saj me tetë pika mbi kursimin për të luftuar praktikat e padëshiruara të punës.(Fatosi)