Xinjiang bën hapa në zhvillimin shoqëror dhe jetesën e njerëzve
2022-08-29 10:55:10

Pazari në Xinjiang

Pazari në Xinjiang. /nga VCG

Xinjiang bën hapa në zhvillimin shoqëror dhe jetesën e njerëzve

Gjatë dekadës së fundit, rajoni autonom Xinjiang Uygur i Kinës Veriperëndimore ka bërë përparime të vazhdueshme në zhvillimin social dhe përmirësimin e jetesës së njerëzve, sipas një konference për shtyp të shtunën, njofton Xinhua.

Në vitin 2021, PBB-ja e Xinjiang arriti në gati 1.6 trilion juanë (rreth 232.8 miliardë dollarë), duke dyfishuar shifrën në vitin 2012, tha Ma Xingrui, sekretari i Komitetit Rajonal Autonom të Xinjiang Uygur të Partisë Komuniste të Kinës.

nga VCG

nga VCG

Gjatë dekadës së fundit, më shumë se 70 për qind e shpenzimeve fiskale të Xinjiang-ut kanë shkuar për përmirësimin e jetesës së njerëzve. Tre vjet arsim parashkollor dhe nëntë vjet arsim i detyrueshëm janë falas në zonat e gjera rurale të Xinjiang dhe katër prefekturat në Xinjiang jugor ofrojnë 15 vjet arsim falas.

Xinjiang ka zbatuar plotësisht politikat etnike të Partisë gjatë dekadës së fundit, duke promovuar shkëmbime dhe integrim të gjerë midis njerëzve të të gjitha grupeve etnike.

Në konferencën për shtyp, Erkin Tuniyaz, kryetar i qeverisë rajonale të Xinjiang, tha se Xinjiang ka vazhduar të zhvillojë zonën thelbësore të Brezit Ekonomik të Rrugës së Mëndafshit dhe ka forcuar shkëmbimet ekonomike dhe tregtare me vendet përgjatë Brezit dhe Rrugës.

nga VCG

nga VCG

Xinjiang ka nënshkruar 21 marrëveshje bashkëpunimi me 25 vende dhe organizata ndërkombëtare dhe ka vendosur marrëdhënie ekonomike dhe tregtare me 176 vende dhe rajone, sipas Erkin Tuniyaz.(Fatosi)