“Një brez, një rrugë”, platformë e shfrytëzimit të mundësive të rritjes
2022-08-29 21:26:27

Këtë vit deri më 21 gusht, trenat e mallrave Kinë-Europë kanë kryer mbi 10 mijë udhëtime, duke transportuar 972 mijë kontejnerë me produkte, 5 % më shumë në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Si një pjesë e rëndësishme përbërëse e realizimit të synimit të ndërlidhshmërisë të “Një brez, një rrugë”, zhvillimi i vrullshëm i këtyre trenave ka mishëruar edhe zbatimin cilësor të kësaj nisme kineze. “Një brez, një rrugë”, duke nxitur bashkëpunimin me leverdi të ndërsjellë të vendeve përgjatë saj, është bërë edhe platformë e shfrytëzimit të mundësive të rritjes.

Foto:VCG

 Trenat e mallrave Kinë-Europë(Foto:VCG)

Qyteza Voi e Kenias ndodhet ndërmjet kryeqytetit të vendit Najrobi dhe qytetit bregdetar Mombasa. Në majin e vitit 2017 u përurua vepra e rëndësishme, hekurudha Mombasa-Najrobi, duke shkurtuar udhëtimin me tren ndërmjet dy qyteteve nga më shumë se 10 orë në 4 orë.

“Transporti është bërë më i lehtë. Mund të them se ky vend po zhvillohet ekonomikisht për shkak të hekurudhës”, tha Dimi Komoni, banor i qytezës Voi.

Hekurudha Mombasa-Najrobi(Foto:VCG)

Hekurudha Mombasa-Najrobi(Foto:VCG)

Sande Ngalande, është drejtori i Qendrës së Studimeve mbi “Një brez, një rrugë” pranë Universitetit të Zambias. Sipas tij, nga këndvështrimi afrikan, "Një brez, një rrugë" ka krijuar shumë mundësi për investime, tregti dhe rritje brenda kontinentit afrikan. "Një brez, një rrugë" po e fuqizon Afrikën për të luajtur një rol më të madh në arenën botërore.

Që pas shpalljes para gati nëntë vjetësh, nisma “Një brez, një rrugë” ka nxitur komunikimin e politikave, ndërlidhshmërinë infrastrukturore, shkëmbimet tregtare, investimet dhe njohjen e ndërsjellë të popujve të vendeve pjesëmarrëse në të. Ndërkohë, shumë projekte kanë çliruar potenciale gjigante për zhvillimin vendor.

“Është një ditë e jashtëzakonshme për Kroacinë (përurimi i urës së Peljeshacit). E kemi pritur këtë moment për dekada e shekuj. Më në fund e lidhëm territorin e Kroacisë. Është një ditë e gëzueshme për të gjithë", u shpreh Kolinda Grabar-Kitaroviç, ish-presidente e Kroacisë në ditën e përurimit të urës.

Nikola Selakoviç, është ministri i Jashtëm serb. Ajo tha se hekurudha Hungari-Serbi jo vetëm ka të bëjë me Serbinë apo Hungarinë, por edhe me ndërlidhjen e Europës Juglindore me atë Qendrore. "Kjo nismë historike e zhvillimit që mbledh shumë vende në një projekt gjigant, tregon se gjithë bota mund të ketë sukses të përbashkët nëpërmjet një bashkëpunimi të tillë shumëpalësh", tha Selakoviçi.

Ura e Peljeshacit(Foto:VCG)

Ura e Peljeshacit(Foto:VCG)

Nga viti 2013 deri vjet, vëllimi i përgjithshëm i tregtisë së mallrave ndërmjet Kinës dhe vendeve përgjatë “Një brez, një rrugë” arriti afro 11 trilionë dollarë amerikanë, teksa investimet e drejtpërdrejta kineze në këto vende i kaluan 161.3 miliardë dollarët amerikanë. Në Kinë janë krijuar 32 mijë ndërmarrje nga vendet e tjera pjesëmarrëse në nismë, me një investim të përgjithshëm 71.2 miliardë dollarë amerkanë.

Francesco Maringiò si drejtor i Shoqatës së Nxitjes së Rrugës së Re të Mëndafshit të Italisë vuri në dukje se“Nëse duam të zgjidhim kontradiktat dhe problemet globale në mënyrë pozitive dhe afatgjatë, bashkëpunimi ndërkombëtar është i vetmi projekt i zbatueshëm. ‘Një brez, një rrugë’ shihet si një projekt i besueshëm për zhvillimin e bashkëpunimit ndërkombëtar, i cili mund të zbatohet në përmasë botërore”.Sipas mendimeve të gazetarit ukrainas, Oleksandr Kud,“Nisma ‘Një brez, një rrugë’ luan një rol të rëndësishëm në thellimin e ndërlidhshmërisë. Ajo ka forcuar ndërtimin infrastrukturor dhe aftësinë e zhvillimit të vendeve pjesëmarrëse, duke dhënë kontribut gjigant për zhvillimin e ekonomisë globale.”