Shqipëri, përfundon procesi i rivlerësimit të pronave
2022-08-29 10:23:03

Artan Lame pronat (Foto ashk.gov.al)

Artan Lame pronat (Foto ashk.gov.al)

Në Shqipëri ka përfunduar procesi i rivlerësimit të pronave.  Në një konferencë për shtyp kreu i Kadastrës Shqiptare Artan Lame bëri të ditur se në process u pëfshinë 168 200 pasuri, ndërsa 113 mijë familje kanë arritur të përfitojnë.  Sipas tij 53 mijë familje që nuk e vazhduan procesin.Lame tha se Tirana mban rekordin për rivlerësimet më të shumta.  Në kryeqytet u kryen mbi 47 mije rivlerësime. Vendin e fundit e mban Hasi me 35 rivlerësime.

Për herë të parë procesi i rivlerësimit në Shqipëri është kryer në vitin 2011. Në atë kohë taksa e rivlerësimit ka qenë 1% ndërsa në procesin aktual ishte 3%.(Fatosi)