Kryeministri kinez uron Forumin e Inovacionit Pujiang
2022-08-29 11:51:47

nga CFP

nga CFP

Kryeministri kinez Li Keqiang i dërgoi një letër urimi Forumit të Inovacionit Pujiang në Shangai të shtunën, njofton Xinhua.

Forumi me temë "Karbon i ulët: Një mision i ri për inovacionin global", filloi të shtunën dhe do të vazhdojë deri të martën.

Zhvillimi me karbon të ulët është thelbësor për të ardhmen e gjelbër të botës, ndërsa inovacioni është motori për një zhvillim të tillë, tha Li në letër.

Si vendi më i madh në zhvillim në botë, Kina po kërkon zhvillim me karbon të ulët dhe të gjelbër në mes të procesit të saj të modernizimit, i cili është i paprecedentë në histori dhe kërkon përpjekje të vështira, tha ai.

Duke theksuar politikën e hapjes së Kinës, Li vuri në dukje se ajo do të sjellë përparim, do të nxisë zhvillimin dhe do të stimulojë inovacionin. Hapja do të jetë një lëvizje kyçe për adresimin e sfidave dhe forca kryesore lëvizëse për zhvillimin e vendit në të ardhmen, tha ai.

Kina do t'i përmbahet politikës bazë të hapjes, thellimit të reformave dhe promovimit të zhvillimit me cilësi të lartë përmes hapjes së nivelit të lartë, forcimit të bashkëpunimit global në të gjitha frontet dhe thellimit të shkëmbimeve për të arritur përfitime reciproke dhe rezultate të favorshme, shtoi ai.(Fatosi)