Kina u kërkon ShBA-së, Britanisë dhe Australisë të ndryshojnë vendimet për bashkëpunimin e nëndetëseve bërthamore
2022-08-28 14:32:58

Ceremonia e lëshimit të raportit mbi rrezikun e përhapjes së armëve bërthamore mbi bashkëpunimin ShBA-Britani-Australi(Foto:VCG)

Ceremonia e lëshimit të raportit mbi rrezikun e përhapjes së armëve bërthamore mbi bashkëpunimin ShBA-Britani-Australi(Foto:VCG)

Një zëdhënës kinez i mbrojtjes u kërkoi të enjten Shteteve të Bashkuara, Britanisë dhe Australisë që të përmbushin detyrimet e tyre në lidhje me mospërhapjen bërthamore dhe të revokojnë vendimet e tyre për bashkëpunimin e nëndetëseve bërthamore, njofton Xinhua.

Bashkëpunimi i nëndetëseve bërthamore midis këtyre tre vendeve paraqet rreziqe të rënda të përhapjes bërthamore, sfidon kuadrin ndërkombëtar për mospërhapjen bërthamore, përshkallëzon garën e armëve dhe minon paqen dhe stabilitetin rajonal, tha Tan Kefei, zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare, në një konferencë për shtyp. .Shtetet e Bashkuara dhe Britania do të shkelin haptazi qëllimet dhe parimet e Traktatit për Mospërhapjen e Armëve Bërthamore (NPT) nëse transferojnë materiale bërthamore të shkallës së armëve në shtetet që nuk kanë armë bërthamore, tha Tan.

Tan i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që të mbrojë së bashku regjimin ndërkombëtar të mospërhapjes bërthamore të bazuar në Mospërhapjen e Armëve Bërthamore NPT.(Fatosi)