Presidenti i Kinës nxit më shumë britanikë që kontribuojnë për lidhjet dypalëshe
2022-08-28 15:11:51

Foto:VCG

Foto:VCG 

Presidenti kinez Xi Jinping shprehu shpresën që më shumë britanikë do të japin ndihmesë për marrëdhëniet dypalëshe në një letër përgjigjeje ndaj familjeve të të mbijetuarve të anijes "Lisbon Maru".

Në letër, Xi i nxiti familjet që të vazhdojnë të angazhohen në mënyrë aktive për miqësinë kino-britanike.

Në tetor 1942, "Lisbon Maru", një anije mallrash e urdhëruar nga ushtria japoneze për të transportuar më shumë se 1 800 robër britanikë lufte  nga Hong-Kongu në Japoni, u godit nga ushtria amerikane në ishujt Zhoushan të provincës kineze Zhejiang.

Gjithsej 843 të burgosur vdiqën, ndërsa 384 u shpëtuan nga peshkatarët vendas. Oficerët e ushtarët britanikë dhe qeveria britanike ishin thellësisht mirënjohës për ndihmën e tyre.

Duke iu referuar historisë prekëse të shpëtimit heroik në vitin 1942, Xi vuri në dukje se ajo është dëshmi e rëndësishme e luftës së Kinës dhe Britanisë krah për krah si aleatë gjatë Luftës së Dytë Botërore kundër agresionit fashist, si edhe një histori e miqësisë së thellë ndërmjet popujve të të dy vendeve.

Presidenti Xi vuri në dukje se ai e njeh shumë mirë këtë histori dhe e tregoi atë gjatë vizitës që bëri në Britani më 2015.

Kreu i shtetit kinez theksoi se ky vit shënon 50-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike në nivel ambasadori ndërmjet Kinës dhe Britanisë. Sipas tij, gjatë gjysmëshekullit të fundit, lidhjet dypalëshe kanë përparuar falë punës së palodhur të njerëzve miqësorë nga të dy vendet.(Artan)