Chengdu, organizohet Konferenca për Ribashkimin Paqësor të Kinës
2022-08-28 14:08:00

 Konferenca e Ribashkimit Paqësor (Foto:Chinanews.com)

Konferenca e Ribashkimit Paqësor (Foto:Chinanews.com)

Të shtunën u mbajt në Chengdu të provincës Sichuan të Kinës Jugperëndimore Konferenca Botërore e Kinezëve jashtë Vendit për Promovimin e Ribashkimit Paqësor të Kinës.

Më shumë se 3000 veta nga mbi 120 vende dhe rajone të botës morën pjesë në këtë veprimtari me prani fizike ose në internet. Në konferencë u shpall Deklarata e Chengdu-së.

"Ka vetëm një Kinë në botë,Tajvani është një pjesë e pandashme e territorit të Kinësdhe Republika Popullore e Kinës është qeveria e vetme e ligjshme që përfaqëson të gjithë Kinën. Kjo është një normë e marrëdhënieve ndërkombëtare e njohur botërisht dhe një konsensus i komunitetit ndërkombëtar”, thuhet në deklaratë.

Nëtëshprehet gjithashtu kundërshtimi i fortë ndaj vizitës së kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve të ShBA-së Nancy Pelosi në rajonin e Tajvanit të Kinës në fillim të gushtit dhe u bëhet thirrje njerëzve paqedashës në mbarë botën të "respektojnë si duhet sovranitetin kombëtar dhe integritetin territorial të Kinës", të kuptojnë plotësisht aspiratën e popullit kinez për ribashkimin e vendit dhe të mbështesin përpjekjet e pandërprera të banorëve kinezë në të dy anët e ngushticës së Tajvanit për të realizuar ribashkimin paqësor mbi bazën e Konsensusit të vitit 1992, që mishëron parimin e "Një Kine".

“Ne sinqerisht shpresojmë se shumica e bashkatdhetarëve në Tajvan do ta kuptojnë plotësisht se e ardhmja e Tajvanit qëndron në ribashkimin kombëtar dhe që mirëqenia e tyre varet nga përtëritja e kombit kinez. Ndërsa e ashtuquajtura ‘pavarësi e Tajvanit’ është kundër rrymës historike dhe është një rrugë pa krye ”, thuhet në deklaratë.

Në dokument ritheksohet gjithashtu se ribashkimi i Kinës do t'i sjellë botës më shumë mundësi dhe nuk do të dëmtojë interesat e ligjshme të asnjë vendi.(Zhang Yan/Artan)