“Fox News”: Rriten ndjeshëm rastet e krimit të dhunshëm në shumë qytete amerikane
2022-08-28 15:24:02
Foto:VCG
Sipas njoftimeve të kohës së fundit të televizionit “Fox News”, deri në majin e këtij viti, rastet e krimit të dhunshëm në qytete si Çikago, Baltimore, Los Anxheles, Nju-Jork, Filadelfia, Siatëll etj., janë rritur gati 40 % në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Kjo i ka bërë disa studentë të mos dalin jashtë kampuseve universitare.
Të dhënat nga policia e Atlantës tregojnë njëkohësisht se këtë muaj numri i krimeve të dhunshme është rritur 6 % në krahasim me gushtin e vjetshëm. Në zonën ku ndodhet Instituti i Teknologjisë i Xhorxhias, shifra e rritjes është 5 %.
Lajmet Kryesore