Anëtarësimi në NATO, takohen zyrtarët e Turqisë, Finlandës dhe Suedisë
2022-08-27 12:55:55

Foto:VCG

Foto:VCG

Pas aplikimit të Finlandës dhe Suedisë për t’u anëtarësuar në NATO pas konfliktit në Ukrainë dhe heqja e vetos nga ana e Turqisë i ka hapur rrugë bisedimeve mes 3 vendeve për të ecur para me këtë proces.

Zyrtarë të Turqisë, Finlandës dhe Suedisë zhvilluan të premten një takim të përbashkët.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan pranoi të hiqte veton për anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO, të cilët nënshkruan një memorandum që trajtonte shqetësimet e Turqisë, duke përfshirë eksportin e armëve dhe luftën kundër terrorizmit.