Xi inkurajon ekspertët e huaj të kontribuojnë më shumë në promovimin e shkëmbimeve midis Kinës e vendeve të tjera
2022-08-26 21:14:12

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Presidenti kinez Xi Jinping ka inkurajuar ekspertët e huaj të Shtëpisë Botuese të Gjuhëve të Huaja që të kontribuojnë më shumë në promovimin e shkëmbimeve dhe komunikimit ndërmjet Kinës e vendeve të tjera të botës dhe në krijimin e një bashkësie me një të ardhme të përbashkët për njerëzimin.

Xi, gjithashtu sekretar i përgjithshëm i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës dhe kryetar i Komisionit Qendror Ushtarak, i tha këto të enjten në një letër përgjigjeje ndaj këtyre ekspertëve të huaj, ndërsa shtëpia botuese shënon 70-vjetorin e krijimit.