Interneti ndihmon në zhvillimin ekonomik rural të Kinës
2022-08-26 20:38:37

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Në dhjetë vjetët e fundit, problemi i vështirësive të komunikimit në zonat e varfra të Kinës është zgjidhur historikisht.

Vjet shkalla e depërtimit të internetit në zonat rurale të Kinës arriti në 57.6 %, me një rritje 33.9 pikë përqindjeje krahasuar me vitin 2012. Gjithashtu, në këta dhjetë vjet, numri i familjeve rurale me internet të brezit të gjerë në mbarë vendin u rrit nga 40.76 milionë në 157.7 milionë, 287 % më shumë. Norma mesatare e shkarkimit e fibrave optike rurale është rritur ndjeshëm dhe është arritur "i njëjti rrjet dhe e njëjta shpejtësi" në zonat rurale dhe zona urbane. Shitjet me pakicë në internet në zonat rurale në mbarë vendin u rritën nga 353 miliardë juanë në vitin 2015 në 2.05 trilion juanë vjet. Deri më tani, shkollat fillore dhe të mesme në shkallë kombëtare kanë arritur të kenë 100 % internet me brez të gjerë dhe shkalla e mbulimit të telemjekësisë në konte dhe distrikte në mbarë vendin e kalon 90 %.