Media britanike: Aziatiko-amerikanët e rinj nuk kanë "ndjenjën e përkatësisë"
2022-08-26 13:15:42

nga VCG

nga VCG

Gazeta britanike "The Guardian" njoftoi të hënën se, me rritjen e aziatiko-amerikanëve të të ashtuquajturit "Brezi Z" (brez i lindur në epokën e internetit dhe të medies sociale), shumica e tyre nuk kanë një "ndjenjë përkatësie" të fortë. Në sfondin e rritjes alarmuese të ngacmimit e të retorikës kundër aziatiko-amerikanëve dhe të urrejtjes kundër bashkësive aziatiko-amerikane, shumica e aziatiko-amerikanëve të rinj kanë vështirësi që të kenë ndjenjë të përkatësisë së plotë.

Sipas një raporti të publikuar kohët e fundit, ndër aziatiko-amerikanët 18 deri 24 vjeç, vetëm 19 % e kanë ndjenjën se i përkasin plotësisht ShBA-së, ndërsa te aziatikoamerikanët mbi 65 vjeç shifra është 51 %.

Sipas studimit, në krahasim me afro-amerikanët, latino-amerikanët dhe amerikanët e bardhë, aziatiko-amerikanët kanë vështirësi më të madhe që të ndihen të pranuar, qoftë edhe ata të lindur në ShBA. Ekspertët u shprehën se ndërthurja e ndjenjës së lënies mënjanë, rritja e urrejtjes dhe dhunës kundër aziatiko-amerikanëve dhe pabarazia e vënë në dukje në medien sociale kanë shkaktuar uljen e ndjenjës së përkatësisë të aziatiko-amerikanëve të "Brezit Z". Përveç kësaj, aziatiko-amerikanët e brezit të vjetër përballojnë një presion më të madh asimilimi. (Xu Guang)