Më 23 tetor mbahet Maratona e Tiranës
2022-08-26 11:01:58
Foto:RTSH
Kryebashkiaku i Tiranë Erion Veliaj ka njoftuar se më 23 tetor do të zhvillohet Maratona e Tiranës 2022, njofton RTSH. Veliaj u ka bërë thirrje qytetarëve që të fillojnë të regjistrohen për t’u bërë pjesë e ngjarjes më të madhe sportive që do të mbahet në Tiranë më 23 tetor. Maratona e 23 tetorit shënon edicionin e 6-të të Maratonës së Tiranës. "Vrapojmë për paqe! Regjistrohu-Përgatitu- Fito! www.tiranamarathon.com”, shkruan ndër të tjera Veliaj në rrjetin social Facebook. Çmimi i vendit të parë do të jetë 5000 euro, çmimi i vendit të dytë do të jetë 3000 euro, dhe çmimi i vendit të tretë do të jetë 2000 euro, për garuesit femra dhe meshkuj.(Fatosi)
Lajmet Kryesore