Kina bën përparim të rëndësishëm në mbrojtjen e relikeve kulturore
2022-08-26 10:24:52

Foto: VCG

Kina ka bërë përparim të dukshëm në mbrojtjen e relikteve kulturore gjatë 10 viteve të fundit dhe ka promovuar transformimin krijues dhe zhvillimin e kulturës së shkëlqyer tradicionale kineze, sipas një konference për shtyp të mbajtur të mërkurën, njofton Xinhua.

Deri në fund të vitit 2021, kishte 108 milionë copë relikte kulturore të luajtshme shtetërore dhe rreth 767,000 të paluajtshme. Numri i përgjithshëm i vendeve të trashëgimisë botërore në Kinë ka arritur në 56, duke u renditur i dyti në botë, tha Rao Quan, zëvendësministri i Kulturës dhe Turizmit.

Progres i qëndrueshëm është bërë gjithashtu në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore jomateriale për të përcjellë kulturën kineze. Deri më sot, Kina krenohet me 42 artikuj të trashëgimisë kulturore jomateriale në listat e UNESCO-s të trashëgimisë kulturore jomateriale, duke u renditur e para në botë.(Fatosi)