Zëdhënësi kinez dënon përpjekjet për "pavarësinë e Tajvanit" nëpërmjet kërkimit të mbështetjes së jashtme
2022-08-26 11:58:45

Foto: VCG

Foto: VCG


Përpjekjet nga autoritetet e Partisë Progresive Demokratike të Tajvanit për të arritur "pavarësinë e Tajvanit" nëpërmjet kërkimit të mbështetjes së forcave të jashtme nuk do ta pengojnë rrugën e Kinës drejt ribashkimit dhe rilindjes kombëtare, u shpreh të enjten zëdhënësi i Zyrës së Çështjeve të Tajvanit të Këshillit të Shtetit Ma Xiaoguang.

Ai e tha këtë në përgjigje të një pyetjeje të medies lidhur me nisjen kohët e fundit të Forumit të Indo-Paqësorit nga e ashtuquajtura Aleanca Ndërparlamentare mbi Kinën, e cila ngatërron të drejtën me të gabuarën në problemin e Tajvanit dhe e quan në mënyrë të gabuar pjesën kontinentale të Kinës si "kërcënim ndaj Tajvanit".

E ashtuquajtura Aleanca Ndërparlamentare mbi Kinën është një grup i vogël elementësh ekstremistë antikinezë, që përpiqet për të provokuar lidhur me çështjen e Tajvanit, tha Ma, duke theksuar se pjesa kontinentale ka vendosur sanksione mbi disa anëtarë të tij.

Zëdhënësi shtoi se përpjekjet nga autoritetet e Partisë Progresive Demokratike për të bashkëpunuar me organizata të tilla nuk janë gjë tjetër përveçse përpjekje të natyrës së farsës prej forcave separatiste, duke u mbështetur te forcat e jashtme antikineze, për të synuar "pavarësinë e Tajvanit".

"Këto përpjekje nuk do ta ndalojnë procesin e ribashkimit dhe rilindjen kombëtare të Kinës," tha ai. (Artan)