11 fakte mbi vizitën e Pelosit në Tajvan
2022-08-25 15:42:31

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të ShBA-së, Nancy Pelosi, me gjithë paralajmërimin solemn të Kinës, këmbënguli për të vizituar Tajvanin e Kinës, duke cenuar rëndë sovranitetin dhe sigurinë e Kinës, duke dëmtuar seriozisht integritetin territorial të Kinës, duke rrezikuar seriozisht paqen e stabilitetin në ngushticën e Tajvanit dhe duke goditur themelin politik të marrëdhënieve kino-amerikane. Kina u detyrua të merrte kundërmasa. Pala amerikane ngatërron të drejtën me të gabuarën dhe përhap informacion të rremë, duke akuzuar në mënyrë të paarsyeshme Kinën për kundërmasat e ligjshme për mbrojtjen e të drejtave të saj. ShBA-ja po përpiqet të mashtrojë bashkësinë  ndërkombëtare për çështjen e Tajvanit. Kina ka nevojë të paraqesë faktet dhe të sqarojë burimet, për të treguar thelbin e hegjemonisë amerikane dhe logjikën prej grabitësi të ShBA-së.

Fakti 1:  Parimi i "Një Kine" është baza politike e marrëdhënieve kino-amerikane dhe domethënia e këtij parimi është e qartë. Ka vetëm një Kinë në botë, Tajvani është pjesë e Kinës dhe qeveria e Republikës Popullore të Kinës është e vetmja qeveri e ligjshme që përfaqëson të gjithë Kinën. Ky është synimi origjinal i Kinës dhe konsensusi i përgjithshëm i bashkësisë  ndërkombëtare. ShBA-ja pretendon me fjalë se i përmbahet politikës së "Një Kine", por në fakt vazhdimisht e shtrembëron, e falsifikon dhe e zbraz nga kuptimi parimin e "Një Kine".

Fakti 2: Kongresi është një pjesë integrale e qeverisë amerikane. Vizita e kongresmenëve në Tajvan shkeli premtimin e ShBA-së për të mbajtur vetëm marrëdhënie jozyrtare me Tajvanin, si edhe parimin e "Një Kine" dhe tre komunikatat e përbashkëta kino-amerikane. Qeveria amerikane ka përgjegjësinë të sigurojë që premtimet e saj politike ndaj Kinës të respektohen dhe zbatohen nga të gjithë përbërësit e qeverisë.

Fakti 3: Vizita e Pelosit në Tajvan nuk ka  lidhje me demokracinë. Ajo është një shfaqje politike dhe provokim serioz që cenon sovranitetin dhe integritetin territorial të Kinës,  shkel vullnetin e popullit kinez më shumë se 1.4 miliardësh dhe sfidon konsensusin e bashkësisë ndërkombëtare për parimin e "Një Kine".

Fakti 4: Janë ShBA-ja dhe forcat separatiste të "pavarësisë së Tajvanit" që kanë ndryshuar statukuonë në ngushticën e Tajvanit dhe kanë provokuar krizën.

Fakti 5: ShBA-ja planifikoi dhe provokoi vajtjen e Pelosit në Tajvan. ShBA-ja dhe Tajvani bashkëpunuan fshehtas dhe provokuan së pari, ndërsa mbrojtja e ligjshme e Kinës erdhi më vonë. Kundërmasat e Kinës janë të forta e të përshtatshme, në përputhje me ligjin e Kinës dhe të drejtën e praktikën ndërkombëtare.

Fakti 6: Është e arsyeshme dhe e ligjshme që ushtria kineze të kryejë stërvitje ushtarake në ujërat pranë ishullit Tajvan të Kinës. Sjellja e ShBA-së për "përdorimin e Tajvanit për të kontrolluar Kinën" është shkaku kryesor që minon paqen dhe stabilitetin e ngushticës së Tajvanit, e madje edhe të botës.

Fakti 7: Pjesa dërrmuese e vendeve i përmbahen parimit të "Një Kine". Më shumë se 170 vende, përfshirë vendet e ASEAN-it, kanë deklaruar se i përmbahen këtij parimi. Për këtë çështje, ShBA-ja dhe numër shumë i vogël vendesh janë të izoluara.

Fakti 8: Çështja e Tajvanit është thelbësisht e ndryshme nga çështja e Ukrainës. Tajvani nuk ka qenë kurrë një vend, por është një pjesë e Kinës. Nuk ka krahasim mes të dyjave.

Fakti 9: Sanksionet e Kinës kundër vizitës së Pelosit në Tajvan janë të arsyeshme e të ligjshme dhe janë e drejta e një vendi sovran.

Fakti 10: Vizita e Pelosit në Tajvan ka dëmtuar seriozisht themelin politik të marrëdhënieve Kinë-ShBA dhe ka krijuar pengesa për shkëmbimet dhe bashkëpunimin dypalësh. Pala amerikane duhet të marrë përgjegjësinë e plotë.

Fakti 11: Kina dhe ShBA-ja pezulluan bisedimet për ndryshimet klimatike dhe përgjegjësia për këtë është e palës amerikane. Për çështjet e qeverisjes globale mjedisore, si ndryshimi i klimës, Kina do të vazhdojë të bëjë përpjekje për bashkëpunim ndërkombëtar e do të mbajë  premtimet. 


Teksti i plotë: Disa fakte rreth vizitës së Pelosit në rajonin e Tajvanit të Kinës