Kina thotë se do të mbrojë firmat pasi ShBA-ja shtoi 7 subjekte në listën e kontrollit të eksportit
2022-08-25 18:30:26

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Sipas raporteve të CMG-së, Departamenti i Tregtisë i ShBA-së njoftoi të martën se Shtetet e Bashkuara shtuan shtatë subjekte të lidhura me Kinën në listën e kontrollit të eksportit. Në një konferencë të rregullt për shtypin të Ministrisë së Tregtisë të enjten, zëdhënësja Shu Jueting tha se do të merren masat e nevojshme për të mbrojtur të drejtat dhe interesat e ligjshme të ndërmarrjeve kineze.

Shu vuri në dukje që Shtetet e Bashkuara e kanë përgjithësuar herë pas here konceptin e sigurisë kombëtare, kanë keqpërdorur masa të tilla si kontrolli i eksporteve dhe kanë përdorur fuqinë e vet shtetërore për të shtypur dhe frenuar kompanitë dhe institucionet e vendeve të tjera, duke përfshirë shtatë subjekte kineze në "listën" e kontrollit të eksportit. Kina e kundërshton me vendosmëri këtë. Ajo që ka bërë ShBA-ja, ka dëmtuar seriozisht shkëmbimet normale ekonomike-tregtare dhe bashkëpunimin ndërmjet kompanive kineze e amerikane, ka dëmtuar rëndë rregullat e tregut dhe rendin ekonomik e tregtar ndërkombëtar dhe ka kërcënuar rëndë stabilitetin e zinxhirëve globalë industrialë e furnizues. Kina do të marrë masat e nevojshme për të mbrojtur me vendosmëri të drejtat dhe interesat e ligjshme të ndërmarrjeve dhe institucioneve kineze, tha zëdhënësja e Ministrisë kineze të Tregtisë Shu Jueting.