SHBA raporton mbi 15,000 raste të lisë së majmunëve në të 50 shtetet
2022-08-25 17:15:18

Foto: VCG

Shtetet e Bashkuara kanë konfirmuar mbi 15,000 raste të lisë së majmunëve në të 50 shtetet, sipas të dhënave më të fundit nga Qendrat e SHBA-ve për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC).

Gjithsej 15,433 raste të njohura të lisë së majmunëve ishin raportuar në mbarë vendin deri të hënën, citon “Xinhua” të dhënat e agjencisë.

Nju Jorku është vendi me më shumë raste, 2,910, i ndjekur nga Kalifornia me 2,663 dhe Florida me 1,588. Që nga konfirmimi i rastit të  parë të lisë së majmunit në Massachusetts në mes të majit, sëmundja ka arritur të gjitha 50 shtetet e SHBA-së. Wyoming u bë shteti i fundit që raportoi një rast të sëmundjes të hënën.

Deri më tani, Shtetet e Bashkuara kanë numrin më të lartë në botë të rasteve të lisë së majmunëve. Po ashtu, janë raportuar të paktën pesë raste pediatrike dhe të paktën një rast i një gruaje shtatzënë.

Gjatë muajit të fundit, numri ditor i rasteve të raportuara u rrit në mënyrë eksponenciale nga 97 në ditë një muaj më parë në më shumë se 1,300 në ditë që nga 10 gushti, sipas agjencisë federale të shëndetësisë. (Elona)