Sistemi rregullator i vaksinave në Kinë kalon vlerësimin më të fundit të OBSH-së
2022-08-25 17:11:48

Foto: VCG

Sistemi rregullator i vaksinave të Kinës ka kaluar një vlerësim nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), në njohje të aftësisë rregullatore të vendit për të garantuar sigurinë, cilësinë dhe efektivitetin e vaksinës. Vlerësimi i OBSH-së për sistemin kombëtar rregullator të vaksinave është një vlerësim ndërkombëtar për nivelin e rregullimit të vaksinave në një vend. Kina kaloi vlerësime të ngjashme të OBSH-së në vitet 2011 dhe 2014, bën të ditur “Xinhua”. Fakti që sistemi rregullator i vaksinave të Kinës ka kaluar vlerësimin e tij të fundit do të thotë se vendi ka një sistem të qëndrueshëm rregullator të vaksinave, i cili mund të sigurojë që vaksinat e prodhuara, importuara ose shpërndara në Kinë janë të cilësisë së kontrollueshme, të sigurta dhe efektive, sipas Gauden Galea, përfaqësues i OBSH-së në Kinë.

Vlerësimi i fundit i suksesshëm i OBSH-së gjithashtu krijon kushte të favorshme për eksportin e vaksinave kineze, tha Huang Guo, nënkryetari i Administratës Kombëtare të Produkteve Mjekësore. Ai tha se Kina mund të japë më shumë kontribute në promovimin e aksesueshmërisë dhe përballueshmërisë së vaksinave në të ardhmen në të gjithë botën, veçanërisht në vendet në zhvillim. (Elona)