Banka qendrore e Kinës kërkon rritjen e qëndrueshme të kredive
2022-08-24 20:17:35

Foto nga VCG

Banka qendrore e Kinës u ka kërkuar institucioneve të mëdha financiare që të drejtojnë përpjekjet për ruajtjen e rritjes së qëndrueshme të kredive.

Në një deklaratë të publikuar të hënën pas një mbledhjeje të kryesuar nga guvernatori i Bankës Popullore të Kinës Yi Gang, thuhet se banka qendrore u bën thirrje institucioneve financiare, veçanërisht bankave shtetërore, të luajnë një "rol udhëheqës dhe shtyllë" në ruajtjen e stabilitetit të rritjes së përgjithshme të kreditimit.

Banka qendrore u bën thirrje gjithashtu institucioneve të mëdha financiare që të rrisin dhënien e kredive për ekonominë reale dhe të bëjnë përpjekje të mëdha për të përmirësuar mbështetjen me kredi për ndërmarrjet e vogla dhe mikrondërmarrjet, zhvillimin e gjelbër dhe risitë teknologjike.

“Ekonomia kineze vazhdon të rimëkëmbet e zhvillohet, por ende me luhatje të lehta," theksoi Banka Popullore e Kinës në deklaratë. "Ne duhet të konsolidojmë themelet e rimëkëmbjes dhe zhvillimit ekonomik me një ndjenjë urgjence."

Në sfondin e uljes së shitjeve të pronave, banka qendrore bëri thirrje për të mbrojtur nevojat e arsyeshme të financimit të sektorit të pasurive të paluajtshme.