Kina ofron ndihmë për zonat e goditura nga përmbytjet në Pakistan
2022-08-24 20:06:53

Foto nga VCG

Kohët e fundit, nën ndikimin e reshjeve të forta të musonit, në provincat Balochistan dhe Sindh të Pakistanit kanë ndodhur përmbytje të rënda, duke sjellë vdekjen e më shumë se 700 vetave dhe zhvendosjen e mbi 300 000 të tjerëve. Një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme kineze tha në një konferencë shtypi të mërkurën se Kina do t'i ofrojë ndihmë Pakistanit.

Foto nga VCG

Sipas tij, Kina dhe Pakistani janë vende me një miqësi të ngushtë tradicionale, dhe janë si vëllezër të mirë. Pas tërmetit në Wenchuan në vitin 2008, pala pakistaneze bëri të gjitha përpjekjet për të transportuar sa më shpejt të gjitha tendat rezervë në zonën e fatkeqësisë, dhe pala kineze e kujton gjithmonë këtë. Që nga fillimi i përmbytjeve në Pakistan, këshilltari i Shtetit dhe ministri i Jashtëm i Kinës Wang Yi i shprehu ngushëllime ministrit të Jashtëm të Pakistanit Bilawal Bhutto Zardari. Të 4 000 tendat, 50 000 batanijet dhe 50 000 pëlhurat e gomuara dhe materiale të tjera të ofruara nga Kina në kuadrin e bashkëpunimit në fushën shoqërore dhe të jetesës së njerëzve të Korridorit Ekonomik Kinë-Pakistan, janë vënë në vijën e parë të ndihmës në rast fatkeqësie. Duke marrë parasysh situatën e fatkeqësisë në Pakistan, Kina ka vendosur të dërgojë një kontingjent shtesë ndihme emergjente humanitare, duke përfshirë 25 000 tenda dhe materiale të tjera ndihme që nevojiten urgjentisht, dhe do të përpiqet ta dorëzojë atë sa më shpejt që të jetë e mundur. Shoqëria e Kryqit të Kuq e Kinës dha ndihmë urgjente në para me vlerë prej 300 000 dollarësh për Shoqërinë e Gjysmëhënës së Kuqe të Pakistanit. Kina do të vazhdojë të promovojë bashkëpunimin dypalësh në parandalimin dhe zbutjen e fatkeqësive, ndryshimet klimatike dhe fusha të tjera.